Një 29-vjeçare është duke luftuar me jetën, pasi i kanë rënë mbi kokë tullat e një ndërtesë që ishte në rikonstruksion. Kayla Boor po lufton për jetën në një spital në Londër, pas një aksidentit të ndodhur në afërsi të shkollës së vajzës së saj.

Ajo ishte duke kaluar së bashku me vajzën e saj pranë një ndërtese që po rikonstruktohej, por në një moment është goditura nga tullat, dhe sapo i pa ato që po binin lëshoi vajzën nga dora.

Kalimtarët e rrugës kanë tentuar ta ndihmojë dhe kanë thirrur menjëherë ambulancën. Ajo gjendet në spital dhe është në gjendje të rëndë. Babi i saj Matthew Boor,  ka krijuar një faqe për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar të renë.

/tvklan.al