Një burrë xheloz ia preu bashkëshortes kokën me sëpatë dhe më pas e futi në një qese dhe ia çoi policisë.

Ngjarja makabre ndodhi në një fshat në lindje të Indisë.

Brutal Bhubhan Mardi, 38 – vjeç akuzohet se e vrau gruan e tij Charumani Mardi të dielën e shkuar pas një zënke, pasi ai dyshonte se gruaja e tradhëtonte.

Policia lokale deklaroi se ai mbërriti në polici më kokën e saj në qese sëbashku me armën e krimit dhe u dorëzua.

Trupi i gruas u gjet në një fushë pranë shtëpisë së çiftit. Policia pritet të përcaktojë motivin pas kësaj vrasjeje, por sipas hetimeve paraprake Mardi dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje jashtë martesore me një tjetër burrë.

Fqinjët thanë se çifti kishte patur zënka të vazhdueshme përgjatë javëve të fundit./tvklan.al