Infacioni, treguesi i nivelit të rritjes së çmimeve të konsumit në vend, ka shënuar rritje në muajin Qershor të këtij viti, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave. Ky tregues vjen pasi inflacioni qëndroi për tre muaj afër zeros. Një situatë të cilën shumë ekspertë e konsideruan jo të mirë për ekonominë, pasi sinjalizon konsum të ulët.

Në Qershor, inflacioni arriti në 1.2% nga 0.2% që ishte në Shkurt. Gjithsesi ky nivel mbetet ende larg objektivit të Bankës së Shqipërisë që synon një nivel inflacioni prej 3%.

Në nivelin e rritjes së çmimeve, në Qershor, ndikim kryesor, sipas INSTAT, pati rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimit arsimor.

Krahasuar me Qershorin e një viti më parë, në Qershor të këtij viti, sipas INSTAT, pati rritje të çmimeve të ushqimeve me 2.7%, shërbimeve për argëtim dhe kulturë dhe shërbimit arsimor.

Tv Klan