INSTAT ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike për vitin 2014-të dhe vitin 2015-të. Nga 2.2% që ishte vlerësimi i parë i Institutit të Statistikave, 2014 është rritur 1.77%.

Po ashtu edhe 2015-ta u vlerësua fillimisht me një rritje 2.7%, ndërsa në publikimin e sotëm kjo rritje është ulur në 2.23%.

Në total, Prodhimit të Brendshëm Kombëtar i është zbritur një vlerë prej afro 50 milion eurosh. Sektorët ku ekonomia ka performuar më mirë në këto vite janë dega e industrisë, shërbimet dhe ndërtimi.

Tv Klan