Filipo Inzaghi i ka thënë jo Shqipërisë dhe ka zgjedhur të qëndrojë te Venezia. Këtë shkruajnë mediat italiane për ish-trajnerin e Milan, i cili u përfol si kandidati më i mundshëm për të pasuar Gianni De Biasin në stolin e kombëtares shqiptare. Mes tij dhe  Federatës Shqiptares të Futbollit ka patur kontakte, por gjithçka ka mbetur konfidenciale. Megjithatë FSHF këmbëngul në gjetjen e një trajneri italian. Ky konfirmim vjen edhe nga De Biasi, i cili zbuloi për emisionin “Radio Anch’io Sport” në Rai Radio 1 se në diskutim janë 3 emra të rinj.

Gianni De Biasi (Ish-trajner i Kombëtares)

Unë besoj që një shans të madh e ka një italian, nuk e di emrin, ose më mirë të mos themi gjë tani. Në ditët e ardhshme presidenti do të takojë disa kandidatë dhe do të vendosë me qetësi. Besoj që kandidatët janë 3 italianë ose me origjinë italiane.

De Biasi zbulon akoma më shumë rreth veçorive që duhet të ketë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë.

Gianni De Biasi (Ish-trajner i Kombëtares)

Unë besoj se kërkojnë një trajner me një përvojë të caktuar jo shumë të ri.

Lidhur me të ardhmen e tij Gianni De Biasi tha se ka patur një interesim për të nga një ekip, jashtë Italisë dhe do të shikojë se si do të shkojnë bisedimet.

Tv Klan