Nuk është pjesë film, por një realitet. Richard Browning një pilot me profesion ka thyer rekordin botëror duke fluturuar me një  kostum të modifikuar. Shpejtësia e tij arriti 51 km/orë duke vendosur një rekord të ri. Ai është gjithashtu themeluesi kompanisë britanike të teknologjisë Gravity Industri. 

Pajisja e tij përbëhet nga 6 turbina me gaz të nxehtë. Ajo drejtohet vetëm nga lëvizjet e trupit. Megjithatë prezantimi i tij në ditën botërore të rekordve Guines, nuk shkoi ashtu siç e kishte planifikuar. Një gabim i vogël në drejtim bëri që piloti të binte në liqen.

Ai ka punuar rreth 3 vite për të ndërtuar këtë kostum të ngjashëm me atë në filmin “Iron Man”.

Burimi: Klan Plus