Associated Press

ka publikuar një tjetër investigim që tregon se ish-shefi i fushatës së Trump, Paul Manafort ka punuar për interesa të Valdimir Putin.

Agjencia thotë se ka fakte e dokumenta që provojnë së Manafort, në 2005, teksa punonte për manjatin rus të aluminit Oleg Deripaska, ka paraqitur një strategji konfidenciale se si Putin mund të luftonte oponencën ndaj politikave të tij në ish-republikat sovietike, por edhe në perëndim.

Në këtë strategji Manafort propozonte të influencoheshin politika, marrëdhëniet e biznesit dhe media në SHBA, Europë dhe vendet ish-sovietike.

Kontrata e tij ishte 10 milionë dollarë në vit. Manafort kishte deklaruar më parë se ai kurre nuk kishte punuar për interesat ruse.

Manafort, i cili ka punuar më herët edhe si këshilltar i ish-presidentit pro rus të Ukrainës, Viktor Yanukovich u largua nga drejtimi i fushatës së Trump për shkak të akuzave për lidhje interesash me Rusinë, sipas një raporti të publikuar atëherë po nga

Associated Press

.

Tv Klan