Shteti Islamik publikoi një video propagandistike ku shfaqen autorët e atentatit ndaj kishës në Saint – Etienne du Rouvray, ku dy terroristët vranë priftin 84 – vjeçar dhe plagosën rëndë një grua.

Në videon e shpërndarë nga agjencia zyrtare xhihadiste, Amaq News, militantët shprehin në arabisht, besnikëri ndaj kreut të ISIS Abu Bakr al – Baghdadi.

Ndërkohë përveç terroristit të parë, 19 – vjeçarit Adel Kermiche, autoritetet franceze identifikuan përmes ADN -së edhe të dytin. Ai është sërish një 19 – vjeçar, Abdel Malik Petitjean.

Mediat vendase shkruajnë se ai ishte pjesë e një procesi gjyqësor dhe ndodhej në arrest shtëpiak, pasi akuzohej për aktivitet terrorist, por nuk ishte ende i dënuar. Inteligjenca franceze ishte lajmëruar nga ajo turke për rrezikshmërinë e 19 – vjeçarit, pasi ai kishte tentuar dy herë të shkonte në Siri e të luftonte për ISIS.

Në Gjermani, policia ndërmori të mërkurën një sërë operacionesh anti – terror në një xhami e në disa banesa në Hildesheim, të cilat dyshohet se ishin baza xhihadistësh.

Tv Klan