I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin terrorist të një dite më parë në Westminster të Londrës. Një zëdhënës tha se pas sulmit që i mori jetën 3 personave qëndronte “një ushtar i Shtetit Islamik”.

Sipas “

The Independent

”, në deklaratën e publikuar në agjencinë e lajmeve të grupit terrorist

Amaq

, nuk përmendej përfshirja e drejtpërdrejtë e ISIS në sulm, që hetuesit thanë se ishte frymëzuar nga terrorizmi islamik.

ISIS pranon shpesh autorësinë për sulmet terroriste, të cilat nuk i ka organizuar apo ndihmuar drejtpërdrejtë, por që janë publikisht të lidhura me ideologjinë e tij./tvklan.al