Pasi për pesë vite Festivali i Muzikës Moderne, e që në fakt himnizon tingujt “Jazz”, ishte ekskluzivitet i Shkodrës, në ndalesën e gjashtë i shtrin kufijtë deri në Tiranë e Vlorë.

Eugen Gargjola që e drejton artistikisht, thotë se festivali nuk qëmton vetëm grumbullimin e artistëve shqiptare dhe të huaj mbi një skenë, por kultivimin e publikut me kulturën e “Jazz-it” që për pesë dekada ia mohoi regjimi i Enver Hoxhës.

Filozofia e këtij festivali është një skenë jo formale.

Shumë  “Jazz”, e pak “Blues” e “Flamengo” do të sjellin në Shqipëri instrumentistët, kryesisht nga Italia në mbrëmjen e së shtunës të “Skena” në Tiranë dhe të dielën “Në Kuzum Baba” në Vlorë. Vitin e ardhshëm Eugen Gargjola premton se do të sjellë në Festivalin e Muzikës Moderne, njërin yll të muzikës italiane, Jovanotin.

/Tv Klan