“Nëse BE pëson kolaps, në Ballkanin Perëndimor do të ketë luftë”. Kështu i ka thëne kreu i komisionit europian Jean Claude Juncker, zv presidentit amerikan Mike Pence gjatë takimit të tyre në Bruksel me 20 shkurt. Juncker ka treguar hollësitë e takimit në një intervistë për “Financial Times”.

Kreu i komisionit kujton se ishte mjaft i mërzitur me entuziazmin e Trump për Brexit dhe i tha Mike Pence: Mos e thoni këtë. Mos ftoni të tjerët që të largohen, sepse nëse BE bie, do të kemi një luftë të re në Ballkanin perëndimor.

Nëse i lini vetëm ata, Bosnje-Hercegovinën, Republikën Srepska, Maqedoninë, Shqipërinë, të gjitha ato vende – do të kemi luftë përsëri. Është e rëndësishme t’u ofrohet vendeve të rajonit perspektiva e anëtarësimit në BE këmbëngul Juncker.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur perëndimi sheh një tentative të Rusise për të rritur influencën në Ballkan dhe teksa në Maqedoni politika po dështon në formimin e qeverise, si pasojë e krizës politike.

Tv Klan