Një Derbi që mund të vlejë trofeun e kampionatit. Luhet sot në mbrëmje mes Juventusit dhe Torinos. Është ndeshja e javës së 35 të Serie A dhe për Juventuesit nuk pranohen hapa fals. Juventusit, në varësi të rezultateve që do të marrë Roma, i duhen edhe 4 pikë për të festuar titullin e 6 rradhazi.

Po të fitojnë Derbin, bardhezinjtë do të ishin matematikisht kampionë nëse Roma do të dështonte përballë Milanit në San Siro. Ky është momenti më vendimtar për skuadrën e Massimiliano Allegri. Zonja e vjetër, duhet të ecë e sigurtë edhe në kampionat pas fitores në gjysmëfianlet e Champions ndaj Monaco.

As për Torinon nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat pasi kërkojnë të ndalin suksesin që Juventus regjistron prej 33 përballjesh me ta. Jo vetëm kaq, Torino nuk ka fituar asnjëherë në Juventus Stadium. Duke qenë se asnjë skuadër nuk është e pathyeshme, sot në mbrëmje për Torinon nuk është një mision i pamundur./TvKlan