Rezultatet që prodhoi java e 14 e Superligës ishin surprizë jo vetëm për ekipet pjesëmarrëse. Për momentin kampionati është futur në një fazë interesante sipas ish-futbollistit Elvis Sina.

“Rezultate surprizë, faze interesante askush nuk e kishte menduar”.

Ndalja e Skënderbeut në Laç erdhi edhe si pasojë e lodhjes së futbollistëve korçarë të cilët sipas Sinës e dominuan lojën.

“6 pikë janë shumë pak …Skënderbeu dominoi po të mos shënosh do pësosh edhe lodhja….”

Deri tani Laçi dhe Kamza janë skuadrat që me fat dhe me meritë po rivalizojnë me pretendentet për titull por a do të mund të vazhdojnë kështu deri në fund?

“Kukësi, Partizani, Flamurtari dhe Korça këto janë skuadrat që do shkojnë deri në fund”.

Skënderbeu është shkëputur 6 pikë me vendin e dytë ndërsa pjesa tjetër e skuadrave janë në renditje të ngjeshur.  Përballjet e javës së 15 pritet të sjellin të tjera surpriza.

Tv Klan