Karkaleca-me-perimePërbërësit për 4 persona:

1 kg karkaleca

5 lugë konjak

1/2 qepë

1 karotë

1 kungull

½ spec të kuq

½ spec jeshil

2 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper

2 lugë majdanoz të grirë

Përgatitja:

Lajmë mirë e mirë perimet, i presim në copa të vogla formë kubike dhe më pas i skuqim në zjarr të lartë në një tigan ku hedhim pak vaj dhe qepën e prerë hollë.

Rregullojmë perimet me kripë dhe piper dhe vazhdojmë ti skuqim për rreth 10 minuta me zjarr të mesëm, në mënyrë që të bëhen të skuqura mirë, gati krokante.

I heqim perimet mënjanë dhe i lemë në një vend ku të qëndrojnë të ngrohta. Në të njëjtin tigan skuqim karaklecat, nga 5 minuta secilën anë.

Kur të jenë gjysmë të pjekur i shuajmë me konjak dhe sapo alkooli të avullojë e heqim peshkun nga zjarri.

Në pjatat kur do ti servirim vendosim në mes perimet dhe lart i shtojmë karaklecat. I spërkasim me majdanozin e grirë dhe i shërbejnë sa janë ende të ngrohta.

e.k