Përmbytjetet në Kinën veriore dhe qendror i kanë marrë jetën të paktën 150 personave, ndërsa të shumtë janë ata që rezultojnë të zhdukur apo të shpërngulur nga banesat.

Sipas BBC, më të prekura janë provincat e Hebei dhe Henan. Të paktën 140 persona kanë humbur jetën në Hebei, 145 rezultojnë të humbur dhe rreth 53 mijë shtëpi janë shkatërruar tërësisht.

kine1

Ndërsa në provincën e Henan raportohet për të paktën 15 të vdekur dhe mbi 72 mijë përsona të evakuuar.

Dëmet e shumta nga përmbytjet, si në njerëz ashtu edhe materiale ka bërë një njerëzit të dalin në protesta kundër qeverisë, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk i njoftoi në kohë për përmbytjet, ashtu sikurse edhe për përpjekjet e vakëta për t’u ardhur në ndihmë.

kine2

Autoritetet në Kinë mësohet se kanë deklaruar se do t’i japin fonde vendeve të prekura nga përmbytjet.

Shirat e verës kanë qenë të rënda këtë vit në Kinë. Përllogaritet që më shumë se 1.5 milionë hektarë të mbjella të jenë dëmtuar duke shkaktuar një humbje prej 3 miliardë dollarësh në ekonominë e vendit./tvklan.al