Karakteristikë e rusit Valentin Krasnogorov në dramat e tij është satira e mreshtë, humori grotesk, absurd dhe njohuritë e tij për çështjet e zemrës te njeriu. Dramaturgun e kohëve moderne e ri-kthen në skenë Lorin Terezi me “Kënaqësitë e tradhtisë”.

Ai, Ledjon Zoi dhe ajo, Kristjana Dodaj, janë dy protagonistët. Ata janë dashnorë që shkelin kurorën në tre situata të ndryshme. E para, një natë para se të martohet ajo është në shtrat me dashnorin që e ndihmon edhe me përgatitjet e dasmës, e dyta, shkelësit e kurorës janë gjithnjë nën ndjenjën e frikës se mos i kapin në flagrancë dhe e fundit, pasi martesat e tyre janë të dështuara asnjë nga dashnorët nuk merr guximin ti jap fund për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Të treja situatat regjisori i konsideron një komedi e trishtë.

Kuptimi që dramaturgu i jep dashurisë, martesës dhe tradhtisë e gjeni të Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga sonte e deri në fundjavën e dytë të Majit.

Tv Klan