E gjendur në vështirësi me borxhe të akumuluara,  Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është detyruar të kërkojë një borxh prej 218 mln euro tek Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim .

Drejtues të KESH thonë se shuma prej 218 mln euro do të përdoret për të shlyer shumicën e  borxheve  të vjetra që ky institucion ka ndaj bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Nëse kërkesa miratohet nga BERZH,  kreditë e vjetra afatshkurtra  që KESH ka ndaj bankave në Shqipëri me interes rreth 4.5 %  do të zëvendsohen me një kredi të vetme me afat 15 vjeçar dhe me normë interesi afro 2%.

Në total borxhi që KESH i ka bankave të nivelit të dyte arrin në 250 milion euro. Pas ristrukturimit të të borxhit prej 218 milion euro me kredinë e marë nga BERZH, shuma që mbetet prej 32 milion euro do të vazhdojë të shlyhet nga KESH ndaj bankave të nivelit të dytë.

Edhe pse gjatë vitit 2015, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, sipas INSTAT ka patur performancë pozitive duke u  rritur  me 24,1 % krahasuar me vitin 2014.

KESH, prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Shqiperi nuk është në gjendje t’i shlyejë me fitimet e arritura borxhet e akumuluara që  përkasin viteve 2007-2013.

Tv Klan