Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein nis sot një vizitë treditore ne kryeqytetin shqiptar.

Eurodeputeti vjen në një moment të vështirë, pasi është faza finale e reformës në drejtësi, vendi në qershor shkon në zgjedhjet parlamentare, e po ashtu opozita ka nisur protestën në Bulevard përpara kryeministrisë, ndërsa kërkon një qeveri teknike e cila sipas PD do të çojë vendin në zgjedhje.

Krahas takimeve me politikanët kryesor në vend, eurodeputeti do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile./tvklan.al