Përgatitjet e Kombëtares 2 ditë para miqësores janë përqendruar në pjesën taktike. Trajneri Gianni De Biasi nisi të premten të testojë skuadrën në situata të ndryshme që mund të përballen gjatë ndeshjes. Grupi i Kuqezinjve nuk është i plotë, pasi Sadiku, Cikalleshi, Hyka dhe Llullaku janë ende me ekipet e tyre. Vetëm Sokol Cikalleshi mund të jetë edhe për miqësoren me Luksemburgun, nëse kërkohet nga trajneri. Amir Abrashi thotë se miqësorja me Luksemburgun vlen për të shtuar besimin te grupi.

Amir Abrashi (Futbollist i Kombëtares)

Sfida me Luksemburgun është që të na japë besim dhe më pas të marrim pikët me Izraelin.

Në grumbullim është rikthyer Ergys Kaçe. Ai dha sqarimin e tij për mungesën, duke mos përmendur mosmarrveshjet me trajnerin De Biasi.

Ergys Kaçe (Futbollist i Kombëtares)

Nuk isha në gjendje të mirë, por tani jam rikthyer.

Sfida me Luksemburgun do t’i shërbejë si një provë për lojtarët e rinj veçanërisht në sulm dhe një mënyrë për të testuar skema të ndryshme. Mungojnë kapiteni Ansi Agolli dhe portieri Etrit Berisha për shkak pezullimi dhe Bekim Balaj i dëmtuar. Trajneri De Biasi nuk kishte në listë Taulnat Xhakën, me të cilin pati polemika pas ndeshjes me Italinë. Mesfushori publikoi të premten një mesazh në faqen e tij zyrtare ku shkruante; vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë kuqezi. Me shumë mundësi në kundërpërgjigje për vendimin e trajnerit De Biasi.

Tv Klan