Departamenti i  Thesarit në Shtetet e Bashkuara gjobiti me 2 milion dollarë gjigantin amerikan të prodhimit të karburanteve, Exxon Mobil. Kompania e akuzohet se në vitin 2014, në kohën kur Sekretari aktual i Shtetit, Rex Tillerson ishte Drejtori Ekzekutiv, ka lidhur marrëveshje me rusët e Rosneft. Këto veprime janë kryer në dhunim të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Rusisë, për ndërhyrje në aneksimin e Krimesë nga Ukraina.

Exxon nuk respektoi masat e vendosura nga SHBA-të dhe dëmtoi programin e sanksioneve që lidheshin me Ukrainën, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Për një industri gjigante si Exxon kjo gjobë është shpërfillëse, por ajo vjen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë po përballet me skandalin “Russiagate”, që ka përfshirë familjarë dhe bashkëpunëtorë të presidentit Trump.

Edhe Sekretari Tillerson është akuzuar për lidhje të ngushta me Kremlinin, pas ujdive tregtare që ka lidhur me kompanitë ruse. Kryediplomati amerikan është shprehur kundër sanksioneve, në kohën kur drejtonte Exxon Mobil.

Tv Klan