Me argumentin ‘për procedurë’, që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje, ishin disa deputetët e opozitës që kërkuan fjalën. E përballë konstatimit të drejtueses së Kuvendit, Ermonela Felaj, se ishin ata që kishin folur më shumë sesa kolegët e tyre të mazhorancës, Saimir Korreshi nuk e kurseu ironinë.

Saimir Korreshi: Ne nga fushat nuk kemi, apo vetëm nga mali? Meqë na kushtuat shumë rendësi vetëm për fjalën, për atë që ju thatë e nderuar drejtuese e seancës, ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit ne s’po themi gjë, ne na thoni për fjalën, po vetëm fjala na ka ngel ne. Na e lini të vjedhim njëçik nga fjala.

Ermonela Felaj: Nuk e di përse duhet të bësh si gjynahqar kur je opozitar, se ju harroni që dhe ne kemi qenë në opozitë. Po kështu është loja e demokracisë, do hysh edhe në pozitë edhe në opozitë. Po kjo nuk të jep të drejtën që të shkelësh rregullat./tvklan.al