Shpërndahen teste të shpejta në shkolla

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, Kosova është duke shqyrtuar mundësinë e ashpërsimit të masave madje për këtë çështje është diskutuar në mbledhjen e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Epidemiologjike.

Në kuadër të ashpërsimit të masave është shqyrtuar edhe mundësia që gjithcka të mbyllet në orën 22 00.

Ky i fundit në një adresim për media pas takimit ka thënë se masat do të rishikohen dhe se shkollat në vend synohet që të mbeten të hapura.

U morëm vesh edhe më parë dhe natyrisht se do të ketë ndryshim të masave. Këto masa do të jenë në proporcion me zhvillimet e përhapjes së koronavirusit, dhe do të jenë në balancim me nevojat e zhvillimit të fëmijëve nëpër shkolla”, tha ministri i Shëndetësisë.

Megjithatë synohet që shkollat të mbeten të hapura.

Numër i madh i të prekurve vërehet në moshat deri në 19 vjeç. Për këtë arsye Komuna e Prishtinës ka furnizuar me teste antigjen shkollat fillore dhe të mesme në mënyrë që të mund të indentifikohen sa më shpejt rastet e dyshuara.

Për shkak të numrit të madh të rasteve disa shkolla kanë kaluar në planin C duke i mbyllur dhe duke vazhduar mësimin online.

Tv Klan