Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli do të kenë provën e parë të dielën në kutitë e votimit kur mbi 1.8 milionë qytetarë të Kosovës do të zgjedhin 38 kryetarët e komunave për 4 vitet në vijim.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Beteja kryesore zhvillohet ne Prishtine ku rikandidon kryetari aktual nga Vetvendosja, Shpend Ahmeti, përballe Arban Abrashit të LDK dhe Lirak Çelaj nga radhët e PDK-së.

Burimi: Klan Plus