cifti SarkozyNë familjen Sarkozy atmosfera është çdo ditë e më e tensionuar. Shkak është kthimi i ish-presidentit francez Nikolas Sarkozy në arenën politike.

Carla Bruni nuk është dakord që bashkëshorti i saj, Nicolas t’i rikthehet jetës politike, ndaj ajo po bën të pamundurën për ta ndaluar.

Ish-Zonja e Parë e Francës nuk ka ndërmend ta mbështesë bashkëshortin për t’iu rikthyer karrierës politike.

Sipas një miku të çiftit, Carla është mjaft e lënduar nga kjo dëshirë e Nikolas, pasi ajo dëshiron një jetë sa më të qetë dhe larg vëmendjes së publikut.

M. Sejdini