Vera po afron dhe Kylie Jenner tashmë po shijon ditët e para të pushimeve.

Sipërmarrësja e njohur dhe blogerja ndan foto nga përditshmëria e saj me ndjekësit në Instagram dhe kështu ka bërë edhe këtë herë ku ka zbuluar se po pushon me motrat e saj në plazhet e Bahamasit.

Në këto foto ajo pozon me bikini jeshile, të cilat i nxjerrin në pah format perfekte trupore.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Kylie Jenner ka shkruar: “Sezon të mbarë”.

Fotot e nxehta vijnë pas suksesit që ajo korri me koleksionin e quajtur Khy që u shit me shpejtësi ndërsa përgatitet të diversifikojë bizneset e saj.

Ajo pritet të nxjerrë në treg e Sprinter, një pije të cilën klientët do të kenë mundësi ta blejnë në SHBA më 21 Mars.

Klan News