lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 16 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Asambleja e KiE voton sot për anëtarësimin e Kosovës. Nevojiten dy të tretat e votave

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të votojë në këto momente raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Kosovës i duhet një shumicë prej dy të tretat e votave. Shumica e diskutuesve kanë mbështetur Prishtinën.  

Dumani rrëzon akuzat e Ilir Metës në Opinion,  kreu i SPAK: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

Kreu i SPAK, Altin Dumani hedh poshtë si të pavërteta akuzat e ish-presidentit Meta në emisionin “Opinion” se ai është takuar me McGonigal. Në një reagim për mediat ai thotë se akuza të tilla kanë për qëllim të godasin institucionin që ai drejton.

Leku forcohet ndaj të gjitha monedhave të huaja. Ekspertetët shpjegojnë shkaqet

Leku është forcuar ndjeshëm përballë Euros, por edhe monedhave të tjera. Ekspertët e lidhin këtë situatë me fluksin e shtuar të monedhës europiume në vend si pasojë e turizmit dhe përdorimin e gjerë nga kompani me kapital të huaj.

Rritet interesi për makina elektrike. 50-fish më shumë në 5 vitet e fundit

Rritja e çmimit të karburanteve, por edhe politikat lehtësuese, kanë bërë që edhe shqiptarët të orientohen drejt makinave elektrike. Sipas të dhënave zyrtare në 5 vitet e fundit numri i makinave me bateri është 50-fishuar.

Shqipëria, e dyta në Europë për fluksin e pasagjerëve. Në shkurt, 228% më shumë se 2019

Shqipëria renditet e dyta mes 46 vendeve për rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroporte. Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve trafiku i udhëtarëve në muajin shkurt të këtij viti u rrit me 228% krahasuar me 2019-ën.

Dyfishohen rastet e reja me diabet. Mjekët: Sëmundja e heshtur po prek edhe 25-vjeçarët

Mjekët endokrinologë japin alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me diabet. Ata thonë se sëmundja është duke prekur edhe 25-vjeçarët ndaj apelojnë për kontrolle më të shpeshta për diagnostikimin që në fazë të hershme.  

Nisin parashikimet për Euro 2024. Ndeshja Itali – Shqiperi, jetike për ekipin e Spalletti

Kur duhen më pak se dy muaj nga nisja e kampionatit europian të futbollit, kanë nisur parashikimet. Ndeshja e parë e grupit B, mes Italisë dhe Shqipërisë konsiderohet si jetike për kombëtaren e Luçiano Spaletit.

/tvklan.al