Në një ceremoni familjare, miqtë, të afërmit dhe bashkëpunëtoret e tij në teatër dhe kinema, i dhanë lamtumirën e fundit aktorit Bujar Lako.

Familjarët zgjodhën që homazhet për të dashurin e tyre ti kryenin në shtëpi dhe jo në teatër.

Në përcjelljen për në banesën e fundit, nuk mungoi kryeministri Edi Rama. Bujar Lako u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare pas një ataku kardiak.

Ai i dhuroi teatrit dhe kinemasë me dhjetëra role, ku ndër më të spikaturit e që përbëjnë arkivin e çmuar të filmit shqip janë ai i Halit Beratit te “Gjeneral Gramafoni”, Tunxhit tek “Udha e Shkronjave”, Mujo Bermemës te “Ballë për Ballë” apo Luigj Gurakuqit te “Nëntori i Dytë”.

Bujar Lako, një nga aktorët e plejadës së artë, mban titullin “Artist i Merituar” dhe “Nderi i Kombit”./ TV KLAN