Lionel Messi nuk do të tërhiqet nga përfaqësuesja e Argjentinës. Sulmuesi i Barcelonës është bindur se mori një vendim nxituar.

“Futbolli argjentinas ka shumë probleme, por preferoj ta ndihmoj dhe jo ta kritikoj duke qëndruar jashtë tij. Mendova të dorëzohesha, por dashuria për vendim tim dhe këtë fanellë është shumë e madhe”, deklaroi Messi.

Emri i tij është në listën e të grumbulluarve për ndeshjen me Uruguajin. Lionel Messi kishte deklaruar tërheqjen pas disfatës në finalen e “Copa America” me Kilin më 27 qershor, trofeu u tretë radhazi që dështonte me Argjentinën.

Sulmuesi u bind pas reagimeve të shumta të opinionit sportive dhe ndërhyrjes së trajnerit të sapoemëruar Edgardo Bauza./TV KLAN