Moti po luan me Europën. Teksa jugu i kontinentit digjet nga zjarret, veriu përmbytet nga shirat e dendur. Alarmante nga përmbytjet është situata thuajse në të gjithë Gjermaninë.

Emergjente situata është rajonin e Saksonisë së Ulët. Në Hildeshajm lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur thuajse gjithë qytetin. Në disa lagje uji ka arritur lartësitë deri 7 metra, duke prekur çatitë e banesave.

E njejtë situata është edhe në Goslar, po në Saksoninë e Ulët, ku është paralizuar thuajse i gjithë sistemi rrugor.

Viktima nuk ka pasi emergjencat evakuuan në kohë banorët e zonave të rrezikuara nga shirat e dendur që kanë nisur që në fillim të javës. Megjithatë një 69-vjeçare rezulton e zhdukur në qytezën Harz. Ajo banon pranë lumit që përshkon zonën dhe mendohet se e ka marrë rrjedha.

Në gjendje të vështirë është thuajse e gjithë Gjermania Qëndrore. Ndërsa raste përmbytjesh ka patur nga veriu në jug. E teksa shirat kanë pushuar, autoritetet gjermane kanë nisur të përllogarisin dëmet që arrijnë disa miliona euro./Abc News