Manchester City nuk po ndal shpenzimet në merkato. Së fundi janë bërë pjesë e ekipit të Pep Guardiola dy lojtarë të tjerë.  Danilo nga Real Madrid dhe Benjamin Mendy nga Monaco.

Të dy së bashku kushtuan thuajse 90 milionë euro. Vetëm për Mendy u shpenzuan 58 milionë euro, një rekord për këtë sezon te Manchester City. Guradiola po mendon të forcojë ekipin në të gjithë pozicionet. Disa ditë më parë firmosën Kyle Wlaker dhe Bernardo Silva.

Për transferimin e të dyve u shpenzuan nga 50 milionë euro. Douglas Luiz dhe portieri Ederson e çojnë shifrën e shpenzuar deri më tani në mbi 200 milionë euro. Sezonin e kaluar Manchester City dështoi duke mbetur pa asnjë trofe. Një dështim personal edhe për Pep Guardiola, pasi në çdo vit si trajner ka fituar gjithmonë me ekipet që ka drejtuar. TV KLAN