Theresa May do të jetë e pranishme për herë të parë në samitin e Brukselit që pas emërimit në detyrën e Kreyministres së Britanisë së Madhe.

May pritet të kërkojë nga liderët e Unionit që Bashkimi Evropian të kontribuojë për një dalje sa më të butë dhe konstruktive të Mbretërisë së Bashkuar nga blloku i vendeve anëtare.

Brexit pritet të diskutohet në darkën e punës që zhvillojnë krerët e BE-së të enjten në mbrëmje.

Britania e Madhe do të nisë procedurat e daljes nga Bashkimi Europian në Mars të vitit të ardhshëm, kohë kur do të nisë edhe zbatimi i nenit 50 të traktatit të Lisbonës i cili parashikon shfuqizimin e “European Communities Act”, i nënshkruar me 1972.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian  parashikohet të ndodhë në verën e vitit 2019, pasi do të duhen 2 vite negociatash pas nisjes së zbatimit të nenit 50 të traktatit të Lisbonës.

Tv Klan