Nëse për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, Barcelona përjashtohet nga kampionati spanjoll dhe nuk mund të luajë në një prej kompeticioneve të mëdha, atëherë Lionel Messi do të jetë një lojtar i lirë. Klauzola e tij prej 700 milionë eurosh do të bëhej nul.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle,

 “El Mundo”

, argjentinasi mund të largohet nga Barça nëse ky skenar bëhet realitet. Me rinovimin e kontratës, pak ditë më parë, Lionel Messi i imponoi Barcelonës një klauzolë tjetër, e cila mund të hyjë në fuqi nëse Barça përjashtohet nga La Liga, premier League, Bundesliga apo dhe Liga e parë franceze. E kërkuar prej tij dhe e pranuar nga klubi, klauzola në fjalë është vendosur në kontratën e re si një mekanizëm për të mbrojtur futbollistin që të mos luajë në një kampionat rajonal.

Messi nuk e ka fshehur dëshirën për ta lidhur imazhin e tij me atë të klubit edhe në rast të shpalljes së pavarësisë së krahinës. Kontrata e tij që u firmos në fillim të dhjetorit skadon më 2021, për një shumë vjetore rreth 70% më të lartë se ajo e Cristiano Ronaldos.

Tv Klan