Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta ka thirrur sot partitë parlamentare, në një tjetër përpjekje për të dalë nga situate politike e krijuar.

Takimi do të mbahet në orën 19.00 në kryesinë e kuvendit.

Televizioni Klan mëson se në tryezë do të diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE – ODIHR.

Lëvizja e Metës vjen pas dështimit të negociatorëve të Parlamentit Europian dhe takimeve që zhvilluan paradite me të dhe me kryeministrin Rama ambasadoret Lu, Vlahutin e Borshard.

Tv Klan