Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ftoi sërish palët të punojnë për paqen e stabilitetin, duke thënë se Shqipëria nuk mund të jetë peng i askujt. Duke folur në konventën e të rinjve të LSI-së Meta tha se vendi nuk ka kohë për të humbur me arrogancën e njërës palë dhe kokëfortësinë e palës tjetër.

Ndërsa heshtja ka pushtuar dy kampet politike, duke e lënë pezull mundësinë e vendosjes së një dialogu, Ilir Meta nga konventa e LRI-së ftoi palët të tërhiqen nga pozicionet ekstreme dhe të kontribuojnë për paqen e stabilitetin në vend.

Ashtu si ç’ka paralajmëruar më herët i gatshëm është të heqë dorë nga mandati i tij dhe deputetëve të LSI-së, për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira, të ndershme e të gjithë pranuara me 18 qershor.

Para te rinjve ai foli ashpër për dy fenomene drogën dhe lidhjet e krimit me politiken.

Në qendër të akuzave ishte edhe reforma në arsimin e lartë.

Tv Klan