Fund-viti e gjen Idriz Berishën, më të parën ekspozitë personale në Tiranë. Piktori kosovar që në kurikulimin e tij numëron me dhjetëra prezantime në Kosovë, Zvicër e Gjermani, i prezantohet publikut kryeqytetas me më të mirat e cikleve të pikturimit, të cilat i bashkon fenomeni i emigrimit ndër dekada histori.

Secila nga pikturat e Idriz Berishës, është një moment reflektimi mbi atë që përfaqëson identiteti kombëtar te secili prej nesh, përpjekja për ekzistencë e shqiptarit, si në tokën amë edhe përtej saj.

“Metaforma” e shekullit XXI, është e vizitueshme në Muzeun Historik Kombëtar./ TV KLAN