Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj foli për herë të parë në lidhje me përgjimet e dosjes Habilaj, në të cilën përmendet emri i paraardhësit të tij Saimir Tahiri. Xhafaj tha se kjo çështje është iniciuar nga autorietet italiane të cilët edhe po e vazhdojnë.

“Është një çështje që është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane. Unë bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flas pa fund dhe për asgjë. Në këtë rast, kur flet drejtësia, kur janë çështje që i përkasin drejtësisë, s’ka pse flet ministri”.

I pyetur për implikimin e uniforamve të policisë në afera kriminale, Xhafaj bën këtë koment.

“Kam një vit që merrem me këtë çështje dhe siç e keni parë. Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë. Prisni, duroni dhe do shikoni”!

Ministri i Brendshëm Xhafaj i bëri këto deklarata pas prezatimit të Koordiantorit Kombëtar kundër Trafikimit dhe koalicionit Kombëtar të Strehëzave kundër Trafikut. 

Tv Klan