Pas kualifikimit për në eliminatoret e Kupës së Botës, trajneri i Kombëtares së Femrave, Armir Grima po vijon me përgatitjet e skuadrës.

Përfaqësuesja e tij ka siguruar dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Sllovenisë.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri. Takimi i parë do të luhet më 6 qershor 2017 në “Elbasan Arena” ndërsa përballja e dytë më 9 qershor 2017 në stadiumin “Selman Stermasi”. /Tv  Klan