mishi

Mishi i derrit me verë të kuqe është një pjatë e dytë, mjaft e shijshme dhe e lehtë në përgatitje.

Përgatitja:

Në një tigan të thellë hedhim vaj, qepë të grira hollë, karrota dhe selino, i skuqim derisa të zbuten. Më pas shtojmë mishin e prerë në formë kubike, dhe e përziejmë sëbashku derisa të skuqet.

mishi 1

Kur mishi është skuqur sa duhet (i zbutur), hedhim një gotë verë të kuqe, i lëmë për disa minuta sa të avullojë duke i mbuluar me kapak.  Më pas hedhim pak ujë dhe i lëmë në një temperaturë tepër të ulët për rreth dy orë, pak para përfundimit të zierjes i hedhim edhe kripën sipas dëshirës.

mishi 2

Më pas e servirim në pjatë me pak lëng mishi dhe majdanoz të coptuar sipër./tvklan.al