Dan Winters

Për një pjesë të madhe të opinionit publik, ky portret personalizon mrekullitë e mjekësisë moderne.

Ky është Richard Lee Norris, jeta e të cilit ndryshoi rrënjësisht në vitin 1997, kur gjysma e fytyrës së tij u shpërbë nga një shotgun, të cilin ai e mbante në dorë e që e shkrepi padashje.

Në moshën 22- vjeçare, ai kishte nevojë për një gjuhë të re, nofull dhe dhëmbë, si dhe për një rindërtim të vazhdueshëm të fytyrës me anë të kirurgjisë, ndërhyrje e cila konsiderohej si e rrezikshme, pasi kishte vetëm 50 përqind shance për të mbijetuar.

Norris1

Sot 39- vjeç, Norris kaloi vite duke fshehur fytyrën e tij të shpërfytyruar.

Pas aksidentit, ai u përball  me përbuzjen e njerëzve, ndërsa tentoi disa herë vetëvrasjen.

Megjithatë 17 – vite më pas Norris duket se ka rigjetur shpresën dhe forcën për të vazhduar përpara.

norris2

Në intervistën ekskluzive të dhënë për revistën GQ, që pritet të dalë muajin e ardhshëm, tregohet trasformimi i pabesueshëm i Norris.

Tashmë, ai thotë se nuk i sheh vitet që kaluan me trishtim por është i lumtur që ka qenë “kavje laboratori”.

norris3

Operacioni tij zgjati plot 36 orë dhe u realizua në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it në SHBA.

E.Kalaja