Napoli kaloi pa probleme Sassuolon, duke fituar 3-1 dhe shkëputur sërish në krye të Serisë A. Allan, Callejon dhe Mertens janë tre mosketierët e fitores së javës së 11. Ndërsa për Sassuolo realizoi Falcinelli në pjesën e parë.

Trajneri i Napolit, Sarri i kishte bërë mirë llogaritë që të mos e diskutonte fitoren në këtë takim, por edhe të kursente forca për ndeshjen e mesjavës së ardhshme ndaj Manchetser City. Në repartin e mbrojtjes u lanë në stol Hysaj dhe Koulibaly.

Por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është duartrokitur në fillim të ndeshjes nga tifozët e San Paolos për ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Napolit.

Benevento ishte viktima e radhës për Lazio. Skuadra kryeqytetase fitoi 5-1 në fushë kundërshtare dhe ku shënoi gjysma e skuadrës.

Bastos, Immobile dhe Marusic realizuan në pjesën e parë të takimit ndërsa e dyta filloi me golin e vendasve. Por Lazio shoi çdo shpresë të skuadrës vendase duke shënuar edhe dy herë të tjera me Parolo dhe Nani./Tv Klan