Emrat më të njohur të modës dhe personazheve publike botërore, janë shfaqur në mbrëmjen gala të CFDA Fashion Awards 2017, e konsideruar si ndarja e çmimeve Oscar për modën.

Në tapetin e kuq të eventin luksoz në New York parakaluan që nga modelet si Bella Hadid apo Heidi Klum, deri tek aktoret e kalibrit si Nicole Kidman e Meg Ryan.

Dy aktoret e njohura, kanë sfiduar njëra tjetrën në një garë dekoltesh, ndërsa Bella Hadid, si gjithmonë tërhoqi vëmendjen e shumicës.

Eventi i rëndësishëm i çmimeve të modës kurorëzoi si fitues për 2017, dizenjuesin e Calvin Klein,  Raf Simons për  punën e tij me koleksionet meshkuj-femra.

Tv Klan