Manchester City është ndalur në barazim 1 – 1 me Burnley.

Skuadra që debuton këtë sezon në Premier gjendet aktualisht në vendin e 7-të të renditjes. Danilo kaloi Cityn në avantazh në pjesën e parë, por Burnley barazoi në minutën e 82-të dhe arriti të shkëpusë një pikë të vlefshme.

Kjo ishte hera e tretë që City barazon këtë sezon ku ka marrë 22 fitore dhe vetëm një humbje.

Skuadra e Guardiolas vazhdon të kryesojë renditjen. Ndërkaq vendi i dytë Manchester United fitoi 2-0 me Huddersfield. Romelo Lukaku shënoi golin e parë ndërsa i dyti erdhi nga blerja e re Alexis Sanchez.

Tv Klan