Sot është dita e fundit ku trajnerët mund të bëjnë planet për ndeshjen e nesërme që vlen grupet e Europa League.

Skënderbeu dhe Dinamo do të mbyllin përgatitjet në Elbasan Arena që trajnerët të vendosin për formacionet. Te korçarët shqetëson Bajram Jashanica. Mbrojtësi e la stërvitjen e djeshme përgjysmë dhe vetëm pas kontrolleve mjekësore do të vendoset për të. Në rast mungese trajneri Ilir Daja pritet të tërheqë në qendër të mbrojtjes Tefik Osmanin.

Dinamo Zagreb i kthehet Soudani, një forcë më shumë për sulmin. Trajneri i kroatëve Mario Cvitanovic tha se kanë analizuar gabimet e bërë në ndeshjet e fundit, por gjithsesi pranoi se bindi loja në fitoren në kampionat me Slaven Belupo.

Sfida e parë në Zagreb u mbyll në barazim 1 – 1. Skënderbeu do të mbështet nga mijëra tifozë nesër në orën 20:00 në Elbasan Arena, ku nuk do të mungojnë edhe mbështetësit e zjarrtë të Dinamo. Forcat e rendit do ta angazhojnë 350 efektivë për të shmangur çdo problem./Tv Klan