Neymar do të largohet nga Barcelona. Menaxheri i tij Wagner Ribeiro ka deklaruar se PSG do të paguajë 222 milionë dhe futbollisti do të prezantohet brenda kësaj jave.

Mediat spanjolle raportojnë se edhe futbollisti u ka thënë shokëve të skuadrës se do të largohet drejt Francës. Konfirmimi vjen edhe nga kjo video e publikuar nga Lionel messi në rrjete sociale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ishte një kënaqësi që kam ndarë gjithë këto vite me ty mik. Të uroj shumë fat në këtë etapë të re të jetës tënde shkruan Messi duke treguar qartë se Neymar nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës për këtë sezon.

Pasi ka ritheksuar se nuk do të heqë dorë nga klauzola e prishjes së njëanshme të kontratës, Barcelona duket se po bën gati edhe zëvendësimin e Neymar. Katalanasit do të ofrojnë 120 milionë euro për Felipe Coutinho, ndoshta kjo ofertë do ta joshë trajnerin e Liverpool Jurgen Klopp për ta lënë të lirë brazilianin.

Tv Klan