Nishani: Zgjedhjet e ardhshme kërcënohen nga bandat kriminale

Në një pritje të zhvilluar mbrëmjen e së martës me përfaqësues të medias nga vendi, Kosova e Maqedonia, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se ekzistojnë të dhëna serioze që tregojnë se grupe kriminale do të tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Viti i ardhshëm është një vit zgjedhor, por më duhet t’ju them, të ndaj me ju edhe shqetësimin tim, pasi evidencat serioze tregojnë se grupe të caktuara të botës së krimit do të tentojnë të influencojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Kreu i shtetit i kërkoi në veçanti medias që të monitorojë me kujdes dhe të denoncojë çdo rast apo tenativë të këtyre grupeve për të ndërhyrë në zgjedhje.

“Ky është një problem i cili duhet të na preukupojë të gjithëve, posaçërisht median, për ta monitoruar me kujdes, për të denoncuar çdo rast dhe çdo tentativë që bota e krimit do të mundohet ta influencojë”.

Më tej Nishani tha se Refoma në Drejtësi mbetet sfida më e madhe, jo vetëm për politikën, por për të gjithë shoqërinë.

“Reforma e Drejtësisë ka qenë pjesa më e debatuar e vitit që shkoi dhe besoj që do të jetë pjesa më e debatuar gjithashtu, sepse kërkon për herë të parë instalimin e një sistemi gati gati të ri midis pushteteve të ndryshme. Një mekanizëm që do të garantojë shumë liri dhe të drejta, që në themel të shtetit të së drejtës. Prandaj zbatimi i Reformës në Drejtësi mbetet si sfidë, jo vetëm për klasën politike, por mbetet si një sfidë për të gjithë shoqërinë”./tvklan.al


Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*