Kur emigracioni dhe rrjetet sociale janë bërë furnizues të industrisë së seksit Nicola Mai, profesori i socioligjisë në Universitetin e Kingston në Londer sjellë në Tiranë, filmin dokumentar “Normal”. Shikuesit janë studentët e Shkencave Sociale. Një nga historitë e prostitucionit është ajo e shqiptarit, të prezantuar si Besniku nga Tropoja. Ndryshimi, nuk është viktima, por trafikanti. Me të është takuar në Tiranë.

Prof. Nicola Mai, Sociolog:  

Kërkonte të rrëfehej, për gjithçka të keqe kishte bërë. Një prototip i pas-komunizmit, që i dhunonte vajzat dhe me ndonjërën kishte edhe histori dashurie”.

Sjellje që profesor Mai e shpjegon kështu.

Prof.Nicola Mai, Sociolog:

Pas komunizmit pati një krizë të autoritetit. U krijua kulti i mashkullit të gjithëpushtetshëm, që ka gjithçka, para, makina të bukura, në një kohë të shkurtër, duke i bërë vete ata që të justifikonin veprimet e tyre, përballë luksit ku gjendeshin”.

Referuar historive të trafikimit të vajzave shqiptare me dhunë dhe gjysmë vullnetarisht, sociologu është i tezës “Pro” legalizimit të shtëpive publike në Shqipëri, por duke nisur nga dekriminalizimi.

Prof.Nicola Mai, Sociolog:  

Punëtorët e seksit janë kundër legalizimit pasi në këtë rast tutori, është si të thuash shtetit. Më shumë taksa, më pak të ardhura. Në vetvete prostitucioni është i parregullt, por që mund të mirëmenaxhohet fillimisht duke u dekriminalizuar”.

Enkelejda Mema, Tv Klan