Për të mos harruar atë që muzikologët e identifikojnë si themeluesin e tingujve shqiptarë, Çesk Zadenë, në çdo përvjetor lindjeje, Teatri i Operas dhe Baletit i dedikon një koncert. Për 90 vjetorin, dirigjenti Desar Sulejmani, orkestra simfonike dhe kori luajtën krijimet më përfaqësuese dhe më të njohura edhe për një vesh jo të sprovuar me muzikën klasike, suita e filmit “Skënderbeu”…baletit “Lumi i vdekur”…apo “Hej ju male” me zërin e Armando Likaj.

Desari të cilin me Çesk Zadenë e lidh edhe origjina, ajo shkodrane, thotë se krijimet e kompozitorit sa herë t’i luash aq herë do të zbulosh elementë të rinj te ato.

Bashkëveprimin e mirë, dirigjent-orkestër, nuk e gjeje në publik, i paktë në numër për të falenderuar me duartrokitje produktin shqiptar.

Çesk Zadeja krijoi muzikë për kombin shqiptar dhe kjo e bën dirigjentin të kërkojë që koncerte të tilla t’i kalojnë kufijtë politikë të Shqipërisë./ TV KLAN