Të ftuar:

Artan Hoxha,

Aleksandra Bogdani,

Flamur Vezaj,

Prec Zogaj,

Artur Zheji,

Olsi Jazexhi,

Fuad Ramiqi,

Visar Duriqi

Referuar raportimeve të shtypit, një celulë terroriste ka pasur në plan të kryejë një akt terrorist në stadiumin e Shkodrës në momentin e zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael në fundjavë. Nisur nga kjo ngjarje, emisioni Opinion në TV Klan, ka si temë të mbrëmjes atentatin e dyshuar terrorist në Shqipëri.

Menaxheri i Sigurisë së Stadiumit, Ervis Hila tha se ndryshimi i stadiumit nga i Shkodrës në atë të Elbasanit është bërë për shkak të sigurisë. Sipas tij, stadiumi i Elbasanit është më i sigurtë. Hila tha se policia e shtetit ka bërë të mundur rrethimin e gjithë zonës përreth Elbasanit, për të shmangur çdo lloj tentative të mundshme, si dhe hyrja në stadimunin e Elbasanit është më e kontrolluar se ajo e Shkodrës. Sipas tij, kjo ishte një nga arsyet se pse kjo ndeshje u zhvendos drejt qytetit të Elbasanit.

Fevziu: A ka masa të shtuara në stadium apo për ekipet kombëtare?

Hila: Absolutisht po. Si dhe nga forcat e Policisë së Shtetit  po edhe nga kompani private. Janë marrë masat për të dy ekipet si edhe për stadimunin.

Për gazetarin e ABC News, Flamur Vezaj dy prej të arrestuarve që dyshohen se po përgatisnin një akt terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, Fasliaj dhe Protopapa njihen me Fishten dhe Medat Hasanin ata edhe mohojnë akuzat por edhe mbajnë njohjen me njëri-tjetrin. Nga informacionet e gazetarit të dyshuarit kanë pasur njohje mes tyre si dhe komunikeme të vazhdueshme në rrjete sociale. Vezaj tha se ata i kanë mohuar akzuat, madje sipas tyre, e vetmja gjë që i lidh me këtë arrestim është besimi i tyre islam.

Ndërsa gazetari i gazetës “Express”, Visar Duriqi tha se njëri prej shtatë të arrestuarve ka qenë duke luftuar në Siri. Në fillim ai ka qenë në ato grupe terroriste dhe pasta është kthyer në Kosovë. Ka marrë urdhra të drejtpërdrejtë nga Lavdërim Muhaxheri dhe Rdivan Haqifit, dhe ajo çfarë e bën më serjoze këtë situatë, është momenti kur shtëpia e tyre është bastis nga policia, iu është gjetur armë dhe pajisje që përdoren për snajper.

Studiuesi Olsi Jazexhi bëri me dije në emisionin Opinion në TV Klan se ju duk shumë e habitshme që organizata terroriste ISIS të drejtonte sulme kundër izraelitëve, në një kohë që ISIS po bën luftë në Siri dhe sa herë vriten ushtarët e tyre, shkojnë dhe trajtohen në Izrael. Jazexhi tha se ka qendra strategjike izraelite që tregojnë se duhet ta ruajnë ISIS-in në Siri dhe Irak, për politika gjeostrategjike të tyre. “

Izraeli është shumë i opsesuar me ruajtjen e lojtarëve të tij. Si pasojë e masakrës së Mynihut në 1972 dhe pasigurinë totale që ka Shqipëria me aeroporte me polici me të gjitha

“. Jazexhi ka thënë ndër të tjera, se ashtu siç 38 klerikët katolikë që kanë bashkëpunuar me Fashizmin, ashtu edhe disa prej besimtarëve myslimanë që u kanë futur trutë e gomarit dhe shkojnë mish për top.

Menjëherë pas kësaj deklarate të bërë nga Jazexhi në Opinion, ka ndërhyrë analisti Preç Zogaj, i cili ka bërë me dije se çdo klerik që është martirizuar në kishat tona dhe xhamitë tona për shkak të ushtrimit të besimit, kanë predikuar besimin dhe janë martirë të ekzekutuar nga shteti ateist, në vendin e tyre, në tokën e tyre. Ata nuk kanë shkuar në asnjë vend, as në Itali dhe as në Turqi, as Arabinë Saudite ata nuk kanë shkuar të luftojnë askund. Sipas Zogajt vënia në një plan e këtyre martirëve me disa njerëz të manipuluar që shkojnë si ‘mish për top’ për një kauz që s’ka asnjë lidhje me popullin shqiptar. Shqiptarët nuk e kuptojnë se pse këta djem nënash shkojnë në Siri dhe luftojnë, shkojnë dhe bëhen pjesë e një ushtrie terroriste që gjen streh tek islami. Zogaj theksoi se e thonë të gjithë se armiku më i madh i fesë islame është terrorizmi.

Për Fuad Ramiqin populli shqiptar ka luftuar gjithmonë jashtë trojeve të veta dhe në një vend kanë vdekur 2 mijë vetë në një qytet në Perandorinë Osmane. Ramiqi tha se Izraeli është një shtet që ka një siguri maksimale, për rrjedhojë edhe kjo frikë është pjesë e masave mbrojtëse të tyre. Pak kohë më parë një ekip basketbolli izraelit erdhi në Kosovë dhe u morën masa shumë të rrepta. Ndërsa në Shqipëri, sipas tij, skuadra ruhet nga agjentët e tyre.

Mirëpo, pas një debati tepër të nxehtë në studion e Opinion në lidhje me përfshirjen e klerit islam në struktura apo në veprimtari promovuese të terrorizmit dhe specifikisht duke marrë shkas nga ndërhyrjet e gazetarit të Express Visar Duriqit, Olsi Jazexhi, duke iu drejtuar atij ka thënë se në Shqipëri ka më shumë hoxhallarë vehabist se në Kosovë.

Për Artur Zhejin zbarkimi i shërbimit sekret izraelit në Tiranë tregon se bëhet fjalë për një çështje tepër serioze lidhur me raportimet se një sulm i mundshëm terrorist kërcënon Shqipërinë. Duke e cilësuar këtë shërbim si një nga më të fuqishmet në botë që punon pa lënë gjurmë, Zheji e sheh si të vetmin lajm të vërtetë në gjithë zhurmën mediatike. Por sipas Zhejit, sinjalizimi nga shërbimi sekret izraelit për një sulm terrorist, i vë një notë ngelëse shërbimit sekret shtetëror shqiptar, që sipas tij merret më shumë me përgjime politike, se sa me çështje kaq serioze. “

Shërbimi sekret izraelit shtë shrbim serioz , konsulencën e të cilave e merr edhe CIA, edhe FBI. Kur vijn këtu, ata nuk lënë gjurmë dhe nuk i besojnë vendeve të huaja. Janë superfuqi në vetvete. Mendoj se zbarkimi i tyre këtu është i vetmi lajm, që do të thotë se këtu dicka serioze ka. Të mos e marrim si nj sulm terrorist kundër muslimanëve. Kjo i vë një notë ngelëse shërbimeve sekrete shqiptare që më shumë merren me përgjime politike

”.-tha Zheji.