Dossier!

Sot ne emisionin Opinion janë rikthyer ne transmetim, disa nga pamjet e situatës së vitit 1997 në vend. Ku pati një luftë civile, përplasje mes policisë dhe popullit. Nëpërmjet një kronike të TVSH në atë kohë nga Vlora, tregohet gjendja tronditëse e qytetarëve të irrituar, të cilët kërkojnë paratë që u kanë humbur në piramidat e fajdeve. Ata kanë goditur dhe dhunuar institucionin e bashkisë së Vlorë, pasi e kërkonin atje përgjegjësinë për humbjen e lekëve. “Kemi na 200 milionë, i themi qeverisë të na jap ndihmë, na është mbajtur buka e fëmijëve.“shprehet një qytetar. “Duam vetëm paret tona, kemi shit shtëpitë dhe kemi ngelur jashtë”, shprehet një tjetër qyetare vlonjate.

Viti 1997/ Presidenti i Republikës Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ka folur në lidhje me parat e shqiptarëve të futura në firmat piramidale, siç dihet, humbja e tyre shkaktoi dhe trazirat e vitit ’97. Berisha thotë se tregu jo formal apo fajdja është një fenomen që ka shoqëruar zhvillimet e kapitalizmit në të gjitha kohërat, duke përfshirë të gjitha ato vende që sot janë më të zhvilluarat në botë. Ai thekson se fajdet nuk janë një fenomen shqiptar dhe mbi të gjitha është një fenomen tërësisht privat. “

Tregu jo formal apo fajdja është një fenomen që ka shoqëruar zhvillimet e kapitalizimit në të gjitha kohërat, duke përfshirë të gjitha ato vende të cilat janë sot më të zhvilluara në botë. Së pari, nuk është një fenomen shqiptar. Së dyti, në Shqipëri ky është një fenomen tërësisht privat dhe për këtë unë ju garantoj juve tërësisht, në dallim nga ndonjë vend tjetër ish komunist, në Shqipëri ky është tërësisht privat. Tani del një problem, çështja e burimeve, të dhënat dhe statistikat e fundit dëshmojnë se tregu jo formal botëror, kanë arritur në faktorë 500 miliardë dollarë. Unë kurrë nuk mund të vë dorën në zjarr se stërpikë të kësaj llave nuk bien edhe në Shqipëri. Por për një gjë mund të zotohem këtu përpara jush dhe para kujtdo, se parat e shqiptarëve janë parat më të ndershme dhe më të pastra sot në Europë dhe kudo. Sepse nuk askërkund një gjeneratë të tërë të punojë 16 orë, të bëjë 100 apo mijëra kilometra rrugë të flejë në hotele ose jo, të punojë në Greqi, Shqipëri, Itali dhe të pretendojnë për një të ardhme tjetër dhe për të ndërtuar një të sotme tjetër. Kapitalizmi shqiptar ndërtohet mbi bazën e një legjende të vetme është saga dhe ju duhet t’u dilni zot dhe jo t’i përflisni parat e shqiptarëve, të gjithë ju së bashku duhet t’i mbroni, janë parat më të ndershme që ekzistojnë sot. Nuk them se nuk ka stërpika të parave jo të pastra. Burimet kryesore të parave në Shqipëri janë ato që prodhojnë shqiptarët dhe ato që çojnë shqiptarët që punojnë në Greqi dhe Itali dhe në vende të tjera

“.

Viti 1997, në Vlorë sulmohet Komisariati i Policisë, digjet Bashkia e qytetit. Ditët në vazhdim do të jenë ditë të frikshme për Vlorën. Bashkia e djegur, dhe e ridjegur funksionon deri në orën 12:00, pasi më vonë nisin protestat. Qarkullimi i lirë i njerëzve bëhet i vështirë. Dyqanet mbyllen herët, kurse i vetmi autoritet shtetëror i mbetur në këmbë është SHIK. Presidenti i Republikës, Sali Berisha, pas sulmit të institucioneve në qytetin e Vlorës, jep një mesazh të fortë në televizor ku tregon në vija të përgjithshme se çfarë ka ndodhur dhe kush fshihet pas sulmit në atë qytet. “

Në këtë mesazh, dëshiroj të njoftoj shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që janë, si dhe mbarë opinionin ndërkombëtar se mbrëmë dhe sot një rebelim komunist i armatosur, i organizuar nga ish-komunistët shqiptar dhe ish policia sekrete shqiptare në bashkëpunim me agjensi të huaja zbulimi ka shpërthyer mbrëmë në Vlorë dhe në disa zona përreth. Janë dhunuar ligji, rendi kushtetues, jeta e qytetarëve, institucionet dhe integriteti territorial i vendit

”.

Mbrëmjen e sotme është rikthyer në transmetim ne Opinion, nëpërmjet disa kronikave tepër interesante, situata e vështirë e vendit në vitin 1997. Pikërisht 20 vite më parë, marsi i 1997 ishte në gjendje te jashtëzakonshme në Shqipëri, ku kishte plasur një luftë civile, njerëzit ishin armatosur dhe dhunonin institucionet shtetërore, e po ashtu shumica prej tyre kishin humbur shuma marramendëse në piramidat e fajdeve. Një ndër firmat piramidale, e cila mashtroi shqiptarët, ku ju kërkonte të fusnin në të lekë me shpresën se do ti shumëfishonte shumat e tyre në pak kohë, është Sudja.  Sudja ishte e para kompani rentiere që u rrëzua në Tiranë, dhe u arrestua në 15 janar nga policia dhe lekët që ju gjetën ju bllokuan për t’ju shpërndarë qytetarëve. Vetë Sudja shprehet se falimentimi i firmës së saj ishte nga konkurrenca. “Konkurrenca bën që një do falimentonte, unë isha femër pa përkrahje, isha vetëm , ndihmë s’kisha, dhe u arrit falimentimi, megjithëse bëja manovra për të mos falimentuar”, shprehet ajo. Kujtojmë që kjo firmë u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadëna, ajo kishte punuar në fabrikën e këpucëve. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur dy javë para zgjedhjeve u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare ku u regjistruan Xhaferri dhe Populli. Loja e parë mashtruese e Sudes, e quajtur Fitorja është pranuar si iniciativë personale e Xhaferrit. Sudja nuk kishte llogari bankare, prandaj me falimentimin e saj humbën edhe paratë e futura aty. E çuditshmja është se kur u arrestua Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar. Falimentimi i saj nxiti disa protesta në Tiranë, ku ishte edhe zona e saj e veprimit.

Djegia e gazetës Koha Jonë shënoi një faktor përshpejtues të krizës së rëndë politike, ekonomike e sociale që po kalonte në vitin 1997 Shqipëria. Pas një regjimi pesëvjeçar me fasadë demokratike, por me praktika autoritariste dhe totalitare, gjatë të cilit ishin burgosur kreu i opozitës dhe gazetarët oponentë…