Të ftuar:

Enkelejd Alibeaj,

Lorenc Vangjeli,

Pjerin Ndreu,  

Mustafa Nano,

Dritan Demiraj

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme u trajtua tema e bandave që kanë pushtuar Shqipërinë. Në fokus është përgjegjësi kryesor për vazhdimësinë e aktivitetit kriminal të tyre.

Në të katër ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit, të gjitha kamerat e sigurisë, si ato në varësi të policisë së shërbimit rrugor, si ato në varësi të bashkisë; kanë rezultuar të fikura.

Gazetarja e kronikës në “News 24”, Klodiana Lala, tregoi sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan, se është tepër evident fakti që kamerat kanë rezultuara të fikura edhe në ngjarjen e shkurtit të vitit 2015-të, ku pati një masakër ndaj familjes Çapja. Lala theksoi se prokuroria e asaj kohe, ka pasur dyshime të forta lidhur me një tjetër grup kriminal të fuqishëm, i cili vepronte në zonën e Mirditës dhe të Shkodrës, ku krerët e këtij grupi janë të vendosur në Spanjë dhe Holandë, por lidhjet e fuqishme me politikën kanë bërë të pamundur kapjen e tyre. Sipas saj, e gjithë kjo duket si një qark i mbyllur, por realisht të gjitha ngjarjet janë të lidhur me njëra-tjetrën.

Lala:

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë treguar se të gjitha kamerat e sigurisë jo vetëm ato që janë në varësi të policisë së shërbimit rrugor, por edhe ato që janë në varësi të bashkisë kanë rezultuar të fikuara, në të katër ngjarjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit. Është evident fakti, që kamerat janë të fikura edhe në ngjarjen e shkurtit të vitit 2015-të ku pati një masakër ndaj pjesëtarëve të familjes Çapja. Ajo që bën përshtypje është fakti se prokuroria e asaj kohe, ka pasur një dyshim të fortë lidhur me një tjetër grup kriminal të fuqishëm i cili vepronte në zonën e Mirditës dhe të Shkodrës, ku krerët e këtij grupi janë të vendosur në Spanjë dhe Holandë dhe që luajnë të gjitha fijet e trafikut të kokainës dhe heroinës, por për asnjë moment askush nga ata nuk është vënë në përgjim. E gjithë kjo duket si një qark i mbyllur, por që të gjitha ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Disa emra të rëndësishëm të politikës janë të lidhur ngushtësisht me krimin dhe me eksponent të njohur të kësaj bote të errët në vendin tonë.

Gazetarja e kronikës në “News 24”, Klodiana Lala, sot, në emisionin “Opinion” deklaroi se ekzistojnë disa përgjime që lidhin emra të njohur të politikës me eksponent të rrezikshëm të krimit. Lala tha pavarësisht provave jo të plota që zotërohen, në disa dosje, dalin emra të disa politikanëve të rëndësishëm, megjithatë hetimet kanë mbetur vetëm në këtë fazë, pa shkuar më tej. Sipas saj, nuk ka prova të drejtpërdrejta që vërtetojnë implikimin e këtyre emrave në afera apo lidhje bashkëpunuese me krimin. “

Me sa duket, janë ca përgjime sporadike që mbesin në këtë fazë dhe është tepër e vështirë për Prokurorinë për shkak edhe të konfliktit tepër të madh që ka me policinë

”, tha Lala. Ajo tregoi se brenda Policisë së Shtetit, ekzistojnë dy klane të fuqishme kriminale, që zhvillojnë një luftë të egër mes tyre. “

Duke pasur konflikte të kësaj natyre, emrat e politikanëve mbeten pezull në dosjet hetimore. Por ende nuk ka prova dhe fakte konkrete. Megjithatë ka biseda të përgjuara publike që i lidhin ata direkt me eksponent të krimit

”, deklaroi Lala.

Lala:

Ka njësërë përgjimesh dhe prej kohësh në disa nga dosjet dalin emra të disa politikanëve të rëndësishëm. Por hetimet kanë mbetur në këtë fazë, pasi nuk ka prova të tjera që i lidhin drejtpërdrejt me këtë histori. Me sa duket, janë ca përgjime sporadike që mbesin në këtë fazë dhe është tepër e vështirë për prokurorinë për shkak edhe të konfliktit që ka me policinë. Por edhe për shkak të tensionit politik. Si dhe të luftës brenda llojit, pra, ka brenda Policisë së Shtetit klane të fuqishme kriminale që luftojnë njëri-tjetrin. Po të shihet e gjithë kjo situatë, vihet re, një grup policor që lufton një grup tjetër. Duke pasur konflikte të kësaj natyre, emrat e politikanëve mbeten pezull në dosjet hetimore. Por ende nuk ka prova dhe fakte konkrete. Megjithatë ka biseda të përgjuara publike që i lidhin ata direkt me eksponent të krimit.

I ftuar ishte edhe ish ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj. I pyetur në lidhje me kërkesën e prokurorisë për përgjim ndaj policisë, Demiraj është shprehur se nuk ka pasur dijeni për ekzistencën e kësaj letre. Demiraj u shpreh gjithashtu se prioriteti kryesor i tij sapo mori detyrën ishte përforcimi i forcave të njesive operacionale në mënyrë shmangien e përplasjeve sidomos gjatë zgjedhjeve. Ai thekson se ditën e zgjedhjeve është forcuar marrja e masave për të pasur nën kontroll bandat duke pasur parasysh situatën e Elbasanit. 

Ish – ministri teknik Dritan Demiraj ka komentuar edhe videon e sulmit të makinës së policisë. Sipas Demiraj  veprimi i policisë në video është e pajustifikueshëm, pasi asnjë prej tyre nuk guxoi të ndiqte pas autorin, gjë që vërteton edhe njëherë lidhjen e bandave me politikën. Ai vijon më tutje duke u shprehur se është skandaloze deklarata e policisë se nuk u lejuan nga rojet të futeshin brenda, pasi tregohet më së miri pafuqishmëria e policisë ndaj krimit. Kjo sipas Demiraj, personat e fshehur pas objektit në video, kanë mbështetje politike.

Dritan Demiraj është shprehur në “Opinion” se krimi i organizuar dhe terrorizmi kanë lidhje me njëri-tjetrin. Sipas ish-ministrit teknit të Brendshëm, trafiku i drogës është trafiku më fitimprurës, të cilat përdoren gjerësisht për terrorizëm. Demiraj gjithashtu u shpreh se raporti i fundit i shërbimeve sekrete, tregon se si ISIS po përdor për herë të parë 600 milionë dollarë nga trafiku i drogës për të financuar të gjithë operacionet që po zhvillohen në Evropë nga luftëtarët e saj.

Analisti Mustafa Nano i ftuar në emisionin “Opinion” ka komentuar shtimin e bandave në vend. Sipas Nanos, ekzistenca e bandave ka ardhur gradualisht pasi bandat kanë nevojë për një periudhë inkubacioni. Sipas analistit, zhvillimi gradual i bandave ka ardhur si pasojë e një koalicioni të fortë qeverisës i cili ishte i blinduar dhe ata nuk kishin frikë se mund të rrëzohej. Gjithashtu një tjetër faktor është kanalizimi i vendi. Kanabizimi i vendit ka fuqizuar ekonomikisht bandat në vend. Forca e madhe financiare u ka dhënë bandave fuqinë që ato kanë, dhe gjithashtu lidhja e tyre me politikën.

Ata individë që kanë marrë guximin të godasin mjetin e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit me një “Audi” të blinduar, kanë lidhje dhe mbrohen nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Kjo është deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sonte, në studion e emisionit “Opinion”, ku mes tjerash, theksoi se ajo bandë që ka goditur shtetin, është banda që merr të gjitha tenderat që jepen për punë publike në rrethin e Elbasanit.

Ish – kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me deklaratat e deputetit Pjerin Ndreu në “Opinion”. Berisha e akuzon Ndreun se para se të ishte pjesë e politikës, ka qënë polic dhe madje ka pasur lidhje me bandat. Berisha vijon më tutje duke u shprehur se vetë PS-ja e ka larguar Ndreun nga rradhët e policisë me akuzat e një vrasjeje.

Statusi i plotë: Miq, ndiqni “Opinion”-in nje emision interesant! Shikoni se si mbron njekohesisht policine dhe bandat Pjerin Ndreu. Pse? Sepse Pjerini ka qene njeherazi bandit dhe polic. Ai eshte larguar nga policia me akuzat e nje vrasje nga vete socialistet. Sb

Nga ana tjetër Blendi Fevziu i ka komunikuar live në studio Ndreut statusin e Berishës, ku deputeti, nuk ka dhënë shumë detaje duke thënë vetëm: “Dikur më mbronte, ndërsa tani më shan”.

Në qytetin e Durrësit, 62 makina të blinduara, levizin lirshëm para syve të qytetarëve dhe institucioneve të rendit, duke sfiduar haptazi jo vetëm shtetin, por edhe opinionin publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sonte, në studion e emisionit “Opinion”, tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako edhe pse është në dijeni të një fakti të tillë, nuk ka guximin për të sekuestruar mjetet dhe për të hetuar rreth emrave që i zotërojnë ato. “(Haki Çako)

Ke 62 makina të blinduara në Durrës, shko kapi po t’a mbajti

”, tha Alibeaj. Më herët, ai, deklaroi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhej të ishte shkarkuar pas ngjarjes në Elbasan, ku dhe u godit makina e zv/drejtorit të policisë dhe efektivët nuk arritën të reagojnë apo të arrestojnë autorin.

Përhapja e madhe e krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike është pasojë e lidhjes së drejtpërdrejt të politikës me këtë botë të errët dhe të dhunshme në vendin tonë. Ky është rezultati i sondazhit mbrëmjen e sotme në Opinion.al, ku mbi 80 përqind e votuesve mendojnë se përgjegjës për bandat kriminale në vend është politika dhe vetëm (16.43%) mban përgjegjësi drejtësia. Në vend të tretë dhe të fundit, sipas votuesve është policia me (3.78%).

Emisioni “Opinion” publikoi të hënën në mbrëmje pamjet e asaj që ndodhi në Elbasan, një javë më parë, ku një automjet i Policisë së Shtetit u godit nga një makinë e blinduar. Po ndërsa policia lokale e përshkruan autorin si një njeri të rrezikshëm që drejton një grup kriminal, të vakëta janë dëshmitë e oficerëve të cilat nuk japin asnjë përshkrim mbi autorin që sipas tyre, ishte i panjohur. Një ngjarje e tillë, shfaqur para publikut përmes një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë, ka treguar pamundësinë e policisë për të goditur krimin dhe eksponentët kryesor të trafikut të lëndës narkotike në vend. Pamjet e goditjes së makinës së policisë përballë Tregut Ushqimor nga një mjet tip “Audi” i blinduar në qytetin e Elbasanit, treguan se është vetëm një ajsberg, një shpërfaqje e dukshme dhe e zhurmshme e asaj që flinte përbrenda prej kohësh. Shfaqja në skenë të hapur e agresivitetit të krimit në Elbasan më shumë është pasojë e trimërimit dhe e karshëllekut që “të fortët” i bëjnë shtetit dhe opinionit publik. Tani ata haptas po sfidojnë jo vetëm Shqipërinë si shtet, por edhe shoqerinë shqiptare në përgjithësi.

****

Ngjarja e javës: Takimi Rama – Haradinaj